Lehonat dhe të rinjtë, pak respektohet ligji


Vite me radhë shënohet edhe shkelje e të drejtave të punëtorëve në sektorin e tekstilit, ku sipas raporteve të Komitetit të Helsinkit, ankesat më të shpeshta të punëtorëve së paku në industrinë e tekstilit, këpucëve dhe lëkurës, kanë të bëjnë me shfrytëzimin e pushimit vjetor, kthimin e serishëm të regresit pas pagesës nga ana e punëdhënësve, puna jashtë orarit…

Shkelja e të drejtave të punës të të rinjve, mos vazhdimi i kontratave për kohë të caktuar të punës për gratë shtatzëna, si dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve të tekstilit, vlerësohen të jenë ndër shkeljet kryesore të të drejtave të punëtorëve në shtet, shkruan gazeta KOHA.

Nga Shoqata e Juristëve të Rinj thonë se ndër ndihmat më të shpeshta që kërkohen janë të drejtat e punëtorëve që pritet të lindin. “Probleme më së shpeshti paraqiten kur punëtoret do ti kumtojnë punëdhënësit se janë shtatzëna, apo në momentin kur mungojnë nga puna për të lindur. Në këtë mënyrë, këto gra vendosen në pozitë të palakmueshme për shkak se ju mohohen të drejtat e sigurimit social dhe shëndetësor, ndërsa një praktikë e tillë paraqet veprim diskriminues për çka ekzistojnë edhe vendime gjyqësore”, shtojnë nga kjo shoqatë.

Nga atje shtojnë se problem tjetër është edhe e drejta e realizimit të punës me orar të shkurtuar për prindërit të personave me aftësi të kufizuara që paraqet, sipas juristëve, veprim diskriminues nga ana e pronarëve të kompanive.

Nga ana tjetër, vite me radhë shënohet edhe shkelje e të drejtave të punëtorëve në sektorin e tekstilit, ku sipas raporteve të Komitetit të Helsinkit, ankesat më të shpeshta të punëtorëve së paku në industrinë e tekstilit, këpucëve dhe lëkurës, kanë të bëjnë me shfrytëzimin e pushimit vjetor, kthimin e serishëm të regresit pas pagesës nga ana e punëdhënësve, puna jashtë orarit etj.

Njëherazi, ndër më të prekurit që ju shkelen të drejtat e tyre në praktikë janë edhe të rinjtë që shpesh punojnë me kontrata në vepër, punojnë më shumë se sa përcaktohet me marrëveshje dhe marrin paga më të ulëta se të punësuarit në kohë të pacaktuar, tregojnë edhe analizat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, përcjell KOHA.

Vonesa në paga, kontributet e papaguara, lëndimet në punë, pagesa e rrogës në zarfe… renditen të jenë shkeljet e tjera të të drejtave të punëtorëve në vend.

Ndryshe, hulumtimit fundit i Institutit Fajnens Think tregoi se 69 për qind e punëtorëve ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të punëtorëve lidhur me pagesën e mundit të tyre, 4.3 për qind të punëtorëve ju është thënë që të çlajmërohen dhe pastaj sërish të kthehen në vendin e punës. Gjithashtu, afër 4.6 për qind e tyre kanë thënë në këtë anketë se nuk janë të siguruar dhe duhet të fshihen në rast se vjen inspeksioni, afër 15 për qind janë përgjigjur se janë të siguruar në më pak orë se sa punojnë realisht, ndërsa afër 19 për qind kanë thënë se nuk i fitojnë apo i fitojnë dhe i kthejnë kompensimet e pushimet si K-15. Ankesa ka pasur edhe për pamundësinë që të shfrytëzojnë tërësisht ditët e pushimit që ju takojnë me ligj si dhe me pagesën e orëve shtesë dhe për pushime dhe vikend në bazë të ligjit.

Baby Boo