Legjenda e muzikës Ilir Shaqiri sot feston ditëlindjen, ja sa vjeç u bë


Ilir Shaqiri u lind më 6 Dhjetor 1959 dhe sot mbush 64 vjeç, në Burojë të Drenicës. Shkollën fillore e kreu në Turiqec, atë të mesme në Prizren. Studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren dhe Prishtinë. Është magjistruar në degën e Letërsisë me temën “Estetika dhe semiotika”, shkruan K-live.info.

Ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.

Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës” 2014. Ka botuar romanin “Tan Temali” , shtëpia botuese Toena, Tiranë 2014. Ka botuar romanin “Lemza e dheut”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë 2016. Është autor i filmit dokumentar “Hapi i çeliktë” 2014. Autor i filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” 2017. Autor i skenarit për film të gjatë artistik “Kangjelet” 2016 – 2017. Ka botuar poemën me 1200 vargje “Adem Jashari”, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 2018. Ka botuar librin me poezi e prozë ITH, shtëpia botuese Toena në Tiranë, 2019.

Ka interpretuar në filmin artistik “Vite të rëndësishme” 1997. Ka interpretuar mijëra këngë shqipe, nëpër mijëra koncerte (shumica prej tyre humanitare), nëpër shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarët: në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Greqi, Turqi, Bosnje, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Çekosllovaki, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Holandë, Danimarkë, Angli, Suedi, Norvegji, Finlandë, SHBA, Kanada dhe Australi. Ka qenë drejtues dhe udhëheqës artistik i ansamblit “Drenica” 1983 – 1990. Në vitin 1998, ka mbajtur 109 koncerte nëpër Evropë në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1999, gjatë luftës çlirimtare është anëtar i Trupës Ushtarake – Artistike, themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Baby Boo