Legalizimi i objekteve, shkatërroi qytetin e Tetovës (Video)


Më 31 dhjetor përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për legalizim të objekteve pa leje ndërtimi.

Në komunën e Tetovës sipas informacioneve janë parashtruar mbi 4500 kërkesa, ndwrsa janë refuzuar përafërsisht rreth 2400 kërkesa për legalizim./Tv Koha

Megjithatë, pas përfundimit të këtij procesi nuk dihet se si do të vijohet më tej, do të rrënohen objektet që nuk janë legalizuar, apo do të ketë ligj tjetër.

Nga komuna e Tetovës thonë se do të ndjekin instruksionet dhe vendimet nga qeveria.

Nga komuna e Tetovës konstatojnë se ligji për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi ka shkatërruar qytetin e Tetovës.

Sot me pres konferencw kanw dalur edhe nga Aleanca pwr Shqiptarwt ku kanw drejtuar akuza lidhur me sferwn e urbanizmit.

Komuna e Tetovës në nivel të shtetit para sjelljes së ligjit për legalizim të objekteve pa leje ndërtimi ka qenë në krye të listës.

Qyteti I Tetovës pas viteve të 90-ta u përfshi nga ndërtimet e shumta.Koncetrimi më I madh ishte në ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe sidomos në pjesën në dalje të Tetovës për në Gostivar.

Baby Boo