Lefkov: “Tenderë të dyshimtë në Gazi Babë nga ish-kryetari i komunës”


VMRO-DPMNE ak*uzoi kryetarin e mëparshëm të Gazi Babës Borçe Georgievski se ka keqpërdorur procedurat e tenderit në mënyrë të ngjashme si kryetarët e mëparshëm të komunave të Butelit dhe Kisella Vodës.
VMRO-ja ak*uzon se kompania “Elektromikica” është përzgjedhur në tender në vlerë prej 11 milionë denarë, e cila ka ofruar çmimin më të ulët, por nga ajo pastaj janë blerë produkte me çmim shumë më të lartë.

“Ky furnizim ka shumë diferencë në çmimet e produkteve identike, disa prej të cilave janë me çmim jashtëzakonisht të lartë, ndërsa ato që nuk janë porositur kurrë janë me çmim 5 herë më të ulët, përkatësisht llambat 70 vat të porositura nga komuna janë ofruar me çmim prej 9.450 denarë, ndërsa ato 100 vat janë ofruar me çmim prej 1.150 denarë. Në këtë mënyrë, në periudhë prej disa muajsh, gjegjësisht në periudhën nga maji deri në tetor 2021, nga komuna e Gazi Babës janë nxjerrë mbi 11 milionë denarë”, deklaroi Mile Lefkov- VMRO-DPMNE.

Baby Boo