Ledri Vula paska refuzuar bashkëpunimin me këngëtaren me famë botërore: S’më hyn në punë


Ledri Vula është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar dhe njëherësh ndër më të suksesshmit. Çdo këngë që ai publikon suksesin e ka të garantuar dhe vazhdon të jetë emër shumë i kërkuar. Ama tregun ndërkombëtar Ledri nuk e ka synuar ndonjëherë prandaj dhe bashkëpunime me artistë të huaj i ka refuzuar.

Vlen të rikujtojmë se Ledri Vula ka refuzuar të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme Iggy Azalea.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Ledri ka folur për herë të parë mbi këtë histori dhe si qëndron e vërteta.
“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

Baby Boo