LDM: Të hetohet rasti i vdekjes së nënës dhe djalit të saj në Veles


Rasti në Veles ku vdiq nëna dhe djali (gjoja tre muaj më parë), dhe më vonë u përcaktua se nëna ishte e infektuar me coronavirus, krijoi shumë konfuzion, deklarata jokonsistente dhe lajme të rreme, përfshirë këtu edhe lajmet se Covid-19 ishte i pranishëm në Maqedoni që nga dhjetori 2019 dhe spekulime të ngjashme.

Lidhja Demokratik propozon që çështja të hetohet plotësisht dhe që të gjithë elementët të qartësohen dhe informohen para publikut, ndërsa që ata që japin informacione të pa verifikuara, të mbajnë përgjegjësi.
Përndryshe, informacioni në kohë dhe i vërtetë është thelbësor për ndërtimin e besimit në institucionet shtetërore dhe autoritetet shëndetësore.

Baby Boo