LDK shkarkon Haxhi Avdylin dhe tre zyrtarë të tjerë nga partia


Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkarkuar Haxhi Avdylin dhe tre zyrtarë të tjerë nga partia. Vendimi është marrë në degën e LDK’së në Prizren, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin është konfirmuar nga Sekretari i LDK’së në Prizren, Nderim Gashi.
Ai ka thënë se ky ka qenë qëndrim i degës dhe për pasojë janë shkarkuar Haxhi Avdyli, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe Fadil Berisha.

Kjo është deklarata e plotë e tij:
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren në mbledhjen e saj të mbajtur më 03.01.2021,duke u bazuar në nenet 11,14 të statutit të LDK-së, mori vendim në mënyrë unanime, se: Haxhi Avdyli, Arsim Berisha, Artan Hoxha, Fadil Berisha,

Për shkak të angazhimit në iniciativa tjera politike, nuk përfaqesojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësit që i kishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren.
Kundër këtij vendimi, palët e paknaqura mundë të bëjnë ankesë, në instancën më të lartë të partisë, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së këtij vendimi.
Kryesia e LDK-së,
Dega në Prizren

Baby Boo