LDK-ja e sfidon Kurtin javën tjetër në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit


Kuvendi i Kosovës javën e ardhshme do të mbaj seancë e ku do të debatohet edhe për qëndrimet e qeverisë Kurti, për marrëveshjen e Uashingtonit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se kjo parti e ka thirrur këtë debat parlamentar për marrëveshjen që është përkrahur edhe nga Administrata Biden.
Gashi ka thënë që duan të dinë se cili është qëndrimi i qeverisë për këtë marrëveshje, teksa shtoi se presin që prezent në seancë të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

“U dikutua për seancën e radhës që do të mbahet mes javës së ardhshme. Do të kemi edhe një debat parlamentar që është thirrur nga LDK-ja, lidhur me marrëveshjen e arritur me 4 shtator në mes të ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan. Duam të shohim se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me këtë marrëveshje. Ne e kemi kërkuar këtë debat për të parë se cilat janë qëndrimet e qeverisë për këtë marrëveshje”, deklaroi Gashi pas mbledhjes së Kryesisë.

Më tutje Gashi deklaroi se marrëveshja e Washingtonit është në dobi dhe në të mirë të Kosovës.
“Është marrëveshje që është në dobi të Kosovës, në të mirë të Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet. Sa i përket qeverisë i kemi të paqarta se cilat janë veprimet e saj lidhur me këtë marrëveshje. Jemi të gatshëm që të mërkurën në seancë të debatojmë dhe duam që prezent të jetë edhe kryeministri Kurti. Prezent do të jetë edhe deputeti Hoti dhe personat e tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit të negocimit të kësaj marrëveshje”, ka thënë ai.

Baby Boo