LDK arrin marrëveshje koalicioni edhe me Nismën


LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me Nismën në orët e vona derisa sot pritet të nënshkruhet.

Nisma do ta ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri, atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.

Sot gjatë ditës LDK zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR-në.

AAK do t’i ketë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër, Lista Serbe ka dy ministri dhe po ashtu një zëvendëskryeministër.

Baby Boo