Lazim Destani zbulon pllakën përkujtimore të Fadil Sulejmanit


Lazim Destani sot ka qëndruar në vendlindjen e tij në fshatin Bozovcë dhe Veshallë, ndër të tjerash ai ka zbuluar një pllakë përkujtimore për nder të Fadil Sulejmanit. Ja çfarë shkruan ai:

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme sot pjesëmarrja në ceremoninë përkujtimore ku u shënua 550 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe 50 vjetori i Demonstratave të vitit 1968 në Tetovë.

Kremtimi i këtij jubileu u organizua nga OJQ ‘Nisma 68’ me kryetar Xhemil Daci ndërsa u mbajt në fshatrat e Malësisë së Tetovës, Bozovcë dhe Veshallë. Nga të gjitha trojet tona kishin ardhur shumë njerëz e figura të shquara kombëtare për ta nderuar brezin e patriotëve të ’68-ës të cilët patën guximin të ngrihen e ta kundërshtojnë diktaturën komuniste dhe ta ngrenë zërin kundër diskriminimit të hapur që po i bëhej popullit shqiptar në Jugosllavi. Në mesin e këtyre figurave ishin edhe dy organizatorët e demonstratave të ’81-shit, Hidajet Hyseni dhe Shpëtim Pollozhani.

Manifestimi nisi në Bozovcë me zbulimin e pllakës përkujtimore për të nderuar rektorin e parë të Universitetit të Tetovës, profesorin Fadil Sulejmani, i cili lindi dhe u rrit në këtë fshat të malësisë së Sharrit.

Ceremonia vazhdoi në fshatin Veshallë me vënien e pllakës-simbol të rrugës historike, Tetovë-Prizren, me mbishkrimin ‘Sharri nuk ndan, Sharri bashkon Dukagjin e Pollog’.
Ceremonia u mbyll me manifestime kulturore e sportive me ç’rast organizatorët shtruan për të pranishmit sofrën tradicionale të kësaj ane.

Baby Boo