Lavrov prezent në Këshillin ministror të OSBE-së në Shkup, nuk dha deklarata për media


Shefi i diplomacisë ruse Serge Lavrov është prezent në Këshillin e 30-të ministror të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili po mbahet në Shkup.

Lavrov, i cili u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas mbërritjes nuk ka dhënë deklaratë për media.

Me ardhjen e kreut të diplomacisë së Federatës Ruse, Maqedonia e Veriut pezulloi përkohësisht sanksionet e vendosura nga BE-ja për fluturimet e aeroplanëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Aeroplani me të cilin ministri i rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov mbërriti në Shkup në Këshillin ministror të OSBE-së fluturoi mbi hapësirën ajrore të Turqisë dhe Greqisë, jo Bullgarisë, raportojnë mediat ruse. Ndryshimi i linjës së fluturimit është për shkak të refuzimit të autoriteteve bullgare për të lejuar fluturimin e aeroplanit, në të cilin ndodhej zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova. Fluturimi ka zgjat më shumë se pesë orë.

Pasi pranisë së konfirmuar të Lavrovit, vendosën të bojkotojnë forumin ministrat e jashtëm të Ukrainës, Dmitri Kuleba, të vendeve baltike – Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia.

Në takimin ministror priten vendime për zgjedhjen e kryesuesit për vitin 2024, për të cilin në mbledhjen përgatitore të ambasadorëve të 57 vendeve-anëtare këtë jave në Vjenë, u arrit konsensusi që të jetë Malta ndërsa duhet të vendoset edhe për buxhetin, si dhe për emërimet për postet kyçe në institucionet e OSBE-së.

Baby Boo