Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit


Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u lavdërua me gjendjen ekonomike në vend. Ai thotë se me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit.

“Pensionet janë rritur për 40 për qind në krahasim me periudhën para se kjo qeveri ta merrte drejtimin e shtetit. Paga minimale nga 8.000 denarë, në disa industri edhe 7.000 denarë, është rritur në 21.000, ndërsa tani vijon rritje e re. Paga mesatare tashmë është 37.000 denarë. Do të jap një të dhënë, asnjëherë nuk ka ndodhur që një pagë mesatare dhe një pagë minimale ta mbulojnë një shportë të konsumit, dhe atë në kohë inflacioni”, tha kryeministri Kovaçevski./tv21.tv

Baby Boo