Latifi për shëmtinë e përmendoreve në Prizren: Është pasqyrim i qeveritarëve dhe jo e karakterit të këtyre heronjve


Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj skandalit me përmendoret e dy heronjve në Prizren, duke thënë se njerëzit tek ne bëjnë shtatore pa e njohur fare anatominë njerëzore dhe i mbushin sheshet me to.

“Gjenitë e artit figurativ, si Leondardo Da Vinçi dhe Mikelangjelo Buonarroti, kishin kaluar vite në spitale duke studiuar anatominë e trupit njerëzor, sepse nuk mund të bësh skulptura nëse nuk e njeh këtë anatomi.Tek ne, edhe pas 500 viteve nga koha e tyre, njerëzit bëjnë shtatore pa e njohur anatominë njerëzore dhe i mbushin sheshet e qyteteve me to”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ai tutje ka thënë se këto shtatore të shëmtuara të heronjve tanë janë pasqyre e qeveritarëve e jo e karakterit dhe personalitetit të këtyre heronjve.
Postimi i plotë

Gjenitë e artit figurativ, si Leondardo Da Vinçi dhe Mikelangjelo Buonarroti, kishin kaluar vite në spitale duke studiuar anatominë e trupit njerëzor, sepse nuk mund të bësh skulptura nëse nuk e njeh këtë anatomi.Tek ne, edhe pas 500 viteve nga koha e tyre, njerëzit bëjnë shtatore pa e njohur anatominë njerëzore dhe i mbushin sheshet e qyteteve me to.

Dhe e tërë kjo përkrahet nga qeveritarë të pakultivuar estetikisht dhe artistikisht.Shtatoret artistikisht të shëmtuara të heronjëve tanë në sheshet e Kosovës janë pasqyra e këtyre qeveritarëve, e jo e karakterit dhe personalitetit të këtyre heronjëve. Sepse pushtetet qesharake, edhe shtatoret i bëjnë qesharake.Dhe qeveritarët e pakultivuar me shije artistike, e inkurajojnë kiçin, bërllogun artistik, sepse kiçi është estetika e tyre, siç thotë Kundera tek “Lehtësia e padurueshme e qenies”.

Baby Boo