Latifi: Mes Veliut e Kurtit fitoi ky i fundit sepse ka imazhin e politikanit të pakorruptueshëm


E këtë imazh i Kurtit sipas tij do fuqizohet derisa nuk e konsumon një mandat në pushtet.
Postimi i plotë:

Gara në Llap nuk ishte midis Bulliqit dhe Rudarit. Ishte midis Kurtit dhe Veliut. Kurti e ka në dorë një kartë me të cilën do t’i mund të gjithë në zgjedhje: imazhin e politikanit të pakorruptueshëm.

Dhe derisa nuk e konsumon një mandat në pushtet, ky imazh i tij veç do të vazhdoj të fuqizohet. Kot ia përplasin fytyrës shkeljet e abuzimet që zyrtarë të tij i bëjnë herë pas here.

Situata e tij është si ajo me Rugovën: njerëzit rreth Rugovës qeverisnin keq, abuzonin, por ai me imazhin e rrënjosur të njeriut të mirë vazhdimisht i fitonte zgjedhjet, derisa nuk e mori vdekja.

Baby Boo