Latifi këshillon PDK’në: Mos nxjerrni në foltore të Kuvendit njerëz që s’dinë të lexojnë


Analisti Blerim Latifi, ka këshilluar PDK-në që të kenë kujdes se si bëjnë opozitarizëm kundër Kryeministrit Albin Kurti.

Latifi ka shkruar në Facebook se korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin

“Arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet, ndërsa korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin. Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra. Thirrja në UÇK nuk kryen më punë”, ka shkruar Latifi.

Tutje, Latifi ka shkruar se PDK-ja nuk duhet t’i bëjë favore Kurtit duke i njxerrë në Kuvend të flasin njerëz që nuk dinë shkrim-lexim.

“Edhe një gjë tjetër : mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltorën e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të”, ka thënë

Baby Boo