Latifi i AAK-së shpall fitoren në Rahovec


Kandidati i AAK-së për të parin e Rahovecit, Smajl Latifi, e ka shpallur fitoren.
Ai në Facebook ka shkruar se kjo fitore është vulë e punëve të mëdha që kanë kryer në mandatin paraprak dhe e besimit për zotimet e tij për mandatin e ardhshëm.
“Unë do t’i qëndroj pas fjalës sime, siç kam bërë gjithmonë. U jam mirënjohës për këtë përkrahje masive! Bashkë do ta zhvillojmë Rahovecin që e duam shumë”, ka shkruar ai.

Baby Boo