Largimi i të rinjëve, afaristët: Tu jepen më shum mundësi të rinjëve


Përderisa institucionet shtetërore nuk kanë informacion për numrin e sakt të të rinjve që janë larguar nga vendi, nga sektori privat theksojnë se dukuria me të cilën përballet vendit është një problem shumë serioz.
Duke tentuar ti’u krijojnë mundësi kuadrove të reja ata theksojnë se në të vërtetë tregu ka nevojë edhe për profesionist, gjë e cila i mungon vednit.
Afaristi Mendi Qyra shprehet se duhet të merren hapa konkret për të parandaluar këtë fenomen pasi egziston rreziku që pas disa viteteve vendi të mbetet edhe pa profesionist në fushat përkatëse.
“Sektori privat kohët e fundit në Maqedoni ka deficit të kudarove  profesionale,  kuadrove të cilat janë të diplmuar por që migrojnë jashtë vendit. Dhe ne këtë drejtim dua të them se kohët e fundit, kompanitë për shkak të kuadrove profesionasle që ju mungojnë në fusha të ndryshme, duhet tu japin një rëndësi të sapo diplmurve të cilët duhet të kenë një mundësi për të kryer një përvojë fillaresate e pastaj për të vazhfduar tutje.Për fat të keq kudarot e diplomuar dhe posa diplomojnë  e kanë synimin të largohen nga vendi dhe kjo për neve si ndërmarje paraqet problem pasi që nuk mund të kemi kontaktet dhe të njejtit shpesh nuk janë të interesuar të vijn të bëjnë një prakitkë të mundshme”, tha Qyra.
Ndrëkohë, afaristja Merita Ramadani Alimi, thotë se një nga sfidat më të mëdha të Maqedonisë si shtet, është harmonizimi i kërkesave mes sektorit të biznesit dhe kuadrit që nxjerin fakultetet tona.
“Ky fenomen është pak i dhimbshëm  ta them të drejtën që të rinjët po na ikin jasht vendit, kjo ndikon edhe në sektorin privat, pra e prek shumë edhe biznesin, mirëpo nuk do të thotë se të gjith ata që shkojnë jashtë vendit dikush i pret me dyer të hapura. Neve si sektor privat e ndjejmë më së repërmi, është ajo se neve kohët e fundit na mungojnë edeh kudarot kualitative.  Na mungojnë kontabilistat e mirë, financier, menaxherë të mirë të cilët do të mund të kyçen nëpër kompani”, tha Alimi.
Ndryshe, në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Maqedoni, është mbi 50 për qind.
Baby Boo