Lansohet klipi i këngës “Bang”, Rita Ora tërheq vëmendje me veshjet tradicionale shqiptare


Artistja shqiptare, Rita Ora, ditëve të fundit ka marrë vëmendje të madhe për shkak të projekteve të saj.
Bëhet fjalë për mini-albumin, këngët e të cilit janë lansuar tashmë në versionin ‘audio’ në platformat digjitale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka sjell në treg klipin e këngën “Bang”, në bashkëpuni me Imanbek.
Ajo çka mori më shumë vëmendje është veshja folklorike, punuar nga Valdrin Sahiti, e parë që në fillim të paralajmërimit të EP-së.

E publikuar në kanalin YouTube, që në minutat e parë prodhimtaria muzikore është pritur mirë nga admiruesit e muzikës së tyre.
Ndërkohë, në fokus të madh ka vëne edhe flamurin shqiptarë, e në veçanti veshjet tradicionale shqiptare.

Baby Boo