Lansohet episodi i parë i serialit Rrushe


Sonte në ora 20:00, në kanalin T7 dhe në gjirafaVideo në ora 21:00 u publikua premiera e episodit të parë të serialit më të ri Rrushe, të prodhuar nga GjirafaStudios.

Seriali i shumëpritur Rrushe sonte filloi rrugëtimin, me premierën në kanalin T7 dhe në gjirafaVideo. Episodi i parë i serialit na njoftoi me personazhet kryesore, familjen Pirulli, me Vesa Pirullin, e luajtur nga aktorja Doresa Rexha, në rolin kryesor. Seriali na njoftoi edhe me Mentor Pirullin (Shkumbin Istrefi), Merita Pirullin (Aurita Agushi) e me fëmijët e familjes Blerta dhe Armend Pirulli (Ema Koxha dhe Andi Bajgora).

Episodi i parë i serialit pati shumë ndodhi, të cilat besojmë se do të trajtohen e zhvillohen në episodat në vazhdim.

Rrushe është serial që trajton dy periudha kohore, me të cilat publiku do të njoftohet në episodet në vazhdim, më saktësisht të dielave nga ora 20:00 në T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

Baby Boo