Lama: Kjo parti s’duhet votuar Ramush Haradinaj s’duhet të jetë president


Në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7 diskutohet për gazetarët dhe shoqërinë civile në politikë. Arben Fetoshi i PDK’së, Alma Lama e LDK’së, Kastriot Sylejmani i Nismës dhe Emir Abrashi nga D+ kanë diskutuar për këtë çështje. Alma Lama ka treguar se pse duhet votuar partia e Isa Mustafës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“LDK’ja është e vetmja forcë që nuk bën shumë zhurmë por ka merita të veçanta në instalimin e demokracisë. Ka program të detajuar ku adreson problemet me të cilat përballet Kosova”, tha Lama. Por për cilat arsye ajo mendon se PDK nuk duhet votuar. “PDK për shkak të gabimeve në qeverisje të bëra për vite më radhë duhet të qëndrojë në opozitë që të reformohet”, shtoi ajo.

“Kanë probleme me keqqeverisjen dhe duhet të përmirësohen”, shtoi Lama. Po Nisma Socialdemokrate pse s’duhet të dalë fitimtare.“Edhe Nisma ka pasur problem me keqqeverisjen”, tha Lama. Ndërkohë ish-deputetja mendon se Ramush Haradinaj nuk duhet të jetë president i vendit. “Edhe AAK’ja për mënyrën e qev erisjes që nuk ka qenë e duhura sidomos në raport me SHBA’të. Haradinaj nuk u tregua dipomat me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi Lama.

‘Haradinaj nuk e ka performancën e duhur për të qene president”, tha Lama. Ndërkohë Lama ka treguar pse nuk duhet votuar VV’ja pjesë e së cilës ishte edhe vetë ajo në të kaluarën. “Për shkak të frymës populiste dhe konfliktuale që kanë ndikuar në shoqëri”, tha Lama.

Baby Boo