Lajmi i rrejshëm për dorëheqjen e Dimitrovit, MPJ dërgon ankesë në MPB dhe Prokurori


Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar kërkesë deri te MPB dhe Prokuroria Themelore Publike për falsifikim dhe keqpërdorim të mundshëm të një institucioni të caktuar dhe mënyrën e komunikimit lidhur me njoftimin e djeshëm të rrejshëm për dorëheqjen e shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, ka bërë të ditur sot në pres konferencë ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski.

Televizioni 24 vesti, dje publikoi se shefi i diplomacisë ka dhënë dorëheqje pas referendumit të suksesshëm të së dielës, me të cilin nuk u pranua marrëveshja me Greqinë, nënshkrues i së cilës është edhe vetë ai.

Në këtë ka reaguar MPJ, duke dërguar përgënjeshtrim deri te mediat, madje ashpër duke dënuar siç thuhet, “tentimet për përhapjen e lajmeve të rrejshme”.

“Pas rastit të paraqitur do t’i qasemi punës, me rëndësi është të vërtetohet situata faktike. Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes janë shndërruar në diçka në të cilën po bazohen informacionet”, tha sot Spasovski.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov pas lajmit të rremë se ka dhënë dorëheqje nga funksioni pas referendumit dje në profilin e tij në Fejsbuk tha se ka filluar luftë speciale kundër tij.

“Nuk ju vijnë mendtë. Lufta speciale ka filluar. Pra, siç thotë Viktor Igo, nuk ka diçka më të fuqishme se sa një ide të cilës i ka ardhur koha. Do t’ia dalë Maqedonia jonë! Dhe nuk ngrejë dorë, derisa t’ia dalim”, ka shkruar Dimitrov./Pacensure

Baby Boo