Lajmi i mirë nga Italia/ Ja çfarë ndodhi sot për herë të parë që nga fillimi i Koronavirusit


Italia publikoi statistikat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë Koronavirus. Numri i vdekjeve ishte 681 dhe kjo ishte hera e parë që prej datës 25 mars që numri i vdekjeve ishte nën 700.

Por, lajmi i mirë që vjen sot për herë të parë është ulja e numrit të personave që janë në terapi intensive.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ky numër të kishte rënie që nga nisja e pandemisë.

Sot në gjendje kritike janë 3994 persona ndërsa dje ishin 4068, pra sot kemi 74 më pak.

Sot gjithashtu u njoftua se ka përfunduar ndërtimi i një spitali të ri në Milano dhe kjo vetëm në 10 ditë.

Baby Boo