LAJMI I FUNDIT: Sot nisen drejtë Hagës Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa


Sot do të udhëtojnë drejtë Hagës dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lajmin e ka konfirmuar për Express avokati Arianit Koci, i cili do të udhëtojë bashkë me ish-komandantin e Zonës së Drenicës dhe atë të Zonës së Llapit.

Koci, i cili udhëton në cilësinë e avokatit mbrojtës, ka theksuar se udhëtimi i tyre do të realizohet përmes linjës së rregullta ajrore.

Lushtaku e Mustafa janë dy përfaqësuesit e parë të UÇK-së që do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Nuk është bërë e ditur ende nëse Lushtaku e Mustafa janë ftuar si të dyshuar, si të akuzuar apo si dëshmitarë.

Sami Lushtaku gjatë kohës viteve 1998/99 ka komanduar luftëtarët e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, ndërsa Rrustem Mustafa ata të Zonës Operative të Llapit.
Të dy janë gjykuar për krime të pretenduara ndaj civilëve.

Lushtaku e Mustafa nuk janë eprorët e vetëm të UÇK-së që janë ftuar nga Gjykata Speciale.

E në janarin e këtij viti do të intervistohen në Hagë për krime lufte, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paktën 10 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e tyre janë edhe disa figura kryesore të kësaj ushtrie.

Baby Boo