Lajmërohet Tomë Gashi: Mos e krahasoni Astrit Deharin me 26 vjeçarin që vrau vetën në konvikt


Avokati i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, ka thënë se nuk duhet të perdoret për poena politik ngjarja tragjike ku një 26 vjeçar dyshohet se e vrau vetën në karantinë ku ishte dërguar, ani pse kishte probleme të tjera shëndetësore.

Sipas tij, ky rast nuk mund të krahasohet me atë të Astrit Deharit, ani pse Qeveria Kurti nuk po merr përgjegjësi për veprimet e tyre, pasi bashkë me viktimën vetëm 9 persona u dërguan në karantinë.

Madje, u publikuan edhe dokumente të cilat konfirmonin se ai kishte treguar se ka sëmundje të tjera.

Por, sipas avokatit në fjalë, Qeveria e vendit nuk duhet fajësuar.

Kjo është deklarata e tij e plotë në rrjetin social Facebook:

Opozitarizem jo korrekt!
Një ngjarje tragjike nuk duhet të përdoret për poena politik.
Perveç që është opozitarizem për inati është edhe keqpërdorim i nivelit me të ulët njerëzor.
Politizim me inati në këtë kohë të tensionimeve politike që i shkaktojnë vet.
Për vdekjen tragjike,pa sukses mundohen me fajësu Qeverin e tanishme e cila ka standarde shumë me të larta me qeverit e mëparëshme aq sa nuk munden të krahasohen aspak.
Ky rast tragjik as që mund të krahasohet me rastin e vrasjes së Astrit Deharit në burg më 05.11.2016
Atëherë ju e kishit pushtetin dhe asnjë reagim se patët!.

Baby Boo