Lajmërohet Sylë Tahirsylaj, tregon se kur do të bjerë borë


Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë.
Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre.
Në njoftim thuhet se ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.

Baby Boo