Lajmërohet Gjonbalaj që premtoi 50 milionë euro investime nëse Kurti bëhet kryeministër


Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura në Amerikë, Gazmend Gjonbalaj, ka reaguar pas votimit të Qeverisë, ku Albin Kurti u zgjedh kryeministër i ri.

Por ai nuk ka treguar nëse do ta mbajë premtimin që kishte dhënë para zgjedhjeve të 6 tetorit, kur kishte deklaruar se do të kthehet në Kosovë për të investuar 50 milion euro nëse Kurti bëhet kryeministër.

Ai e ka uruar qeverinë e re duke e quajtur një kapitull të ri për Kosovën dhe për atë personalisht.

Postimi i tij:

Kosovë, urime zgjedhjen e qeverisë së re! Jam i entuziazmuar me kapitullin e ri të Kosovës, si dhe për mua personalisht.

Baby Boo