Lajm i mrë për pagesën e rrogave për muajin prill


Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka njoftuar se mbështetja financiare për pagesën e rrogave për muajin prill 2020 është aprovuar për gjithsej 16.546 kompani me 103.307 të punësuar.

Siç ka informuar, madje Sektori për marrëdhënie me opinionin nga DAP-i, vlera e përgjithshme e mbështetjes së aprovuar financiare arrin 1.447.278.909 denarë.

“Nëpunësit tatimor të cilët punojnë gjatë fundjavës bëjnë përpunimin përfundimtar të përllogaritjeve që përmbajnë kërkesat për mbështetje financiare ku të hënën, DAP do të njoftojë Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së për realizimin e pagesës”, theksohet në kumtesën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP).

Baby Boo