Lajm i mirë për Kosovën, “LIBE” miraton liberalizimin e vizave


Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian (PE) para pak minutash ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan “Zeri.info”. Artan Murati nga Instituti Demorkatik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për Kosovën, shkruan “Zëri.Info”.

“LIBE votoj pro liberalizimit të vizave për Kosoven, me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime.

Tani mandatohet Parlamenti Evropian dhe Këshilli per marrëveshje ndër-institucionale për liberalizim. Lajm shumë i mirë”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ky vendim i hapë rrugë fillimit të negociatave në mes të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, për të vazhduar më pas me procedurat tjera të vendimmarjes./Pacensure

Baby Boo