Lajm i mirë për ata që kanë problem me migrenën, vjen ilaçi i parë


Ilaçit të parë që është krijuar në mënyrë specifike për të parandaluar migrenën, i është dhënë drita e gjelbër nga zyrtarët evropianë të shëndetësisë. Prodhuesi i këtyre ilaçeve shëruese, thotë se pacientët do të jenë në gjendje të marrin këtë medikament duke filluar nga shtatori, e krejt kjo do të jetë nën licencën e BE-së.

Ky ilaç shërues, që njihet me emrin Erenumab, pritet të vlerësohet edhe nga agjencitë shëndetësore angleze dhe skoceze, për të parë nëse është i përshtatshëm për përdorim edhe në NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) të Mbretërisë së Bashkuar.

Por, prodhuesi Novartis tha se pacientët do të jenë në gjendje të marrin medikamentin në shtator, pasi Agjencia Evropiane e Medicinës miratoi një licencë për ilaçin për pacientët të cilët kanë së paku katër sulme të migrenës në muaj.

Droga e njohur gjithashtu si aimovig, është projektuar për të bllokuar receptorin peptidik (një përbërje që përbëhet nga dy ose më shumë aminoacide të bashkuara në një zinxhir) të gjenit të kalcitoninës (kalcitonina është një hormon që prodhohet tek njerëzit nga qelizat parafolikulare, zakonisht të njohura si qelizat C) të gjëndrës tiroide. Kalcitonina është i përfshirë në ndihmën për të rregulluar nivelet e kalciumit dhe fosfatit në gjak, duke kundërshtuar veprimin e hormonit paratiroid), që mendohet të përfshihet në aktivizimin e migrenës.

Novartis tha se ky ilaç ë është trajtimi i parë dhe i vetëm i licencuar i projektuar posaçërisht për të parandaluar migrenën. Ajo mund të administrohet vetë në shtëpi një herë në muaj me një stilolaps auto-injektues, shkruan TheGuardian, transmeton Gazeta Express.

“Erenumab është trajtimi i parë dhe i vetëm i licencuar i projektuar posaçërisht për të parandaluar migrenën, duke demonstruar angazhimin tonë për të zhvilluar terapi inovative për njerëzit që jetojnë me disa nga kushtet më të dobëta”, tha Haseeb Ahmad, drejtor menaxhues për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Novartis Pharmaceuticals.

Duke komentuar lajmet, Wendy Thomas, shefi ekzekutiv i Trustit të Migrenës, tha: “Ne mendojmë se ky vendim është i mrekullueshëm pasi ky trajtim i ri ka potencialin për të ndihmuar shumë njerëz me migrenë kronike dhe episodike”.

Migrena kronike ndikon në më shumë se 600,000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht nuk ka shërim për migrenën, edhe pse një numër trajtimesh janë në dispozicion për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/lajm-i-mire-per-ata-qe-kane-problem-me-migrenen-vjen-ilaci-i-pare-563708/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo