“Lajm i mirë për Agim Islamin”/Më 22 nëntor mbahet seancë në Supreme , “Alfa” mund të shkojë në rigjykim


Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në Click Plus tha që po bën çmos që të zbardhen rastet e montuara politike. Ndër to foli edhe për rastin “Alfa”, dhe të dënuarin me burg të përjetshëm, Agim Islami. Lloga tha se është takuar ballë për ballë me Agimin, e ajo përballje siç thotë, ka qenë shumë e rëndë.

Unë jam parë me Agimin kështu sikur me ju, në burgun e Idrizovës. Është një përballje shumë e rëndë. Ashtu si tash është shumë e rëndë për mua sepse ashtu siç i kam thënë atij dhe personave tjerë që kam takuar, që po bëj çmos që e vërteta të dalë në shesh, Agimi, por jo vetëm Agimi, të gjithë ata që ne pretendojmë me të drejtë që janë raste të montuara politike, të zbardhen dhe njerëzit e pafajshëm të jenë në mesin tonë”, tha Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.

Lloga shpreson që shumë shpejtë të pranohet ekspertiza e re, dhe rasti të kthehet në rigjykim.

Lajmi i mirë është se më 22 nëntor, ka seancë publike nga Gjykata Supreme lidhur me rastin “ALFA”. Duhet të vendoset po ose jo, me vendimin që ka marë jo për reagimin por për personin tjetër që kemi folur. Pas kësaj, çfarëdo vendimi që sillet, pozitiv apo negativ, hapet rruga për rigjykim. Në momentin që hapet rruga për rigjykim, është ajo që ne e presim”, deklaroi Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.

Këtë shpresë e ka edhe avokatja e Agim Islamit, Artene Iseini. Ajo për TV21 thotë se vetëm me vendimin për rigjykim, mund të dëshmohet pafajësia e Agimit, por se deri tani, nuk ka një vendim gjyqësor.

Akoma nuk ka vendim gjyqësor. Gjykata për mosveprim justifikohet me zvarritjen e procedurës për të akuzuarin Almir Drpljanin. Derisa Gjykata Supreme nuk vendosë për të lartëpërmendurin, nuk i posedojnë shkresat e lëndës për të vendosur për Agimin. Përsëritja e procedurës për Agim Islamin është ligjore dhe e domosdoshme. Vetëm me një përsëritje të procedurës, gjykim të drejtë dhe të paanshëm do ta dëshmojmë pafajsinë e Agimit”m tha Artene Iseini – Avokate e Agim Islamit.

Megjithatë ministri Lloga prap se prap ka rezervat e tij lidhur me rastet e montuara, sepse siç tha, sistemi shtetëror edhe mëtej kontrollohet nga oligarkë të fuqishëm nga sistemi i ish Jugosllavisë.

Baby Boo