Lajm i mirë, ja kur do të fillojnë me punë hotelet


Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka dhënë një lajm të mirë për pronarët e hoteleve. Ai thotë se nga dita e hënë pra me 22 qershor do të fillojnë me punë hotelet.

” Nga e hëna me 22 qershor, do të fillojnë me punë hotelet. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam Protokolin për funksionimin e objekteve hotelierike për akomodim. Si Ministri e Ekonomisë, kemi dhënë propozim protokole të cilat janë në harmonizim me Komisionin Evropian për mbrojtjen e plotë të mysafirëve në ambientet e hotelierisë” ka shkruar Bekteshi./TS/

Baby Boo