LAJM I FUNDIT/ Londër, foshja e porsalindur, e infektuara më e re në botë nga Coronavirus


Një foshje e sapolindur në Angli, është e infektuara më e re në botë e prekur nga coronavirus, raporton media angleze. Nëna e fëmijës është shtruar në spital një ditë më parë me dyshimin për pneumoni.

Të premten në mbrëmje, ajo dhe fëmija u trajtuan në spitale të ndryshme, por që ajo ishte positive me coronavirus u zbulua vetëm pas lindjes së fëmijës.

Femija u testua vetëm pak minuta pasi mbërriti në jetë. Mjekët janë duke gjetur shkakun nëse bebi është infektuar gjatë lindjes, apo ka qenë që më parë me virusin, që në barkun e nënës.

Në Mbretërinë e Bashkuar numri i vdekjeve ka arritur në 11, ndërsa regjistrohen edhe 798 të infektuar.

Në 24 orët e fundit numri i vdekjeve nga koronavirus është rritur me 35%.

Baby Boo