Lajm i dhimbshëm: Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Sllupçani në Austri


Me pikëllim të madh është përhapur lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të Agron Eminit nga Sllupçani me punë të përkohshme në St. Polten të Austrisë, shkruan Open-TV.

Fjalët e duhura është e vështirë për t’u gjetur në këtë moment, pasi largimi i Agronit nga jeta në moshën 36-vjeçare është i rëndë për t’i bërë ballë. Ai ndërroi jetë, pas një sëmundje të rëndë disajavore.

Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij në Sllupçan të komunës së Likovës.

Baby Boo