Lajçak: “Maqedonia e Veriut bëri gjithçka për të nisur bisedimet me BE-në”


Deputeti o posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë.
“Procesi është shumë më i ngadalshëm se sa kemi shpresuar dhe kemi dëshiruar”, tha Lajçak në Forumin Ballkanik për Integrim në Podgoricë.

Ai po ashtu përmendi edhe rrethanat që kanë ndikuar në ngadalësimin e procesit siç është BREXIT, kriza e emgrantëve por edhe skepticizmi te disa vende anëtare.
Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta kthejnë kredibilitetin e procesit.
Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, ai theksoi se çështja kryesore është “kur”, për shkak se vendi ka bërë gjithçka për të filluar bisedimet

Baby Boo