Lajcak dëshiron që “Zajednica” të jetë në marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi


“Zajednica” siç i referohen disa nga partitë politike kosovare në Kosovë apo ndryshe siç njihet Asociacioni i Komunave Serbe, po përpiqet të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nga BE.

Një marrëveshja e tillë mes Kosovës dhe Serbisë ku do të lejonte formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në vend do të ishte skandaloze dhe do cenonte sovranitetin e vendit kanë cilësuar gati se të gjithë analist kosovarë dhe njohësit e fushës.

Madje, edhe Gjykata Kushtetuese kishte hedhur poshtë dhe kishte treguar se marrëveshja për Asociacionit e nënshkruar në vitin 2015 në Bruksel nga ish-kryeministri Isa Mustafa, ishte në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Pavarësisht këtyre gjërave, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajcak po thotë se Asociacionit duhet të përfshihet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare.

Lajcak ka shkruar në Twitter se në takimin e radhës (të hënën) që do mbahet në Bruksel nuk do të jetë temë Asociacioni, por se do t’i vjen radha edhe kësaj çështje.

“Tema e Asociacionit nuk do të jetë në agjendë pasi njëra palë nuk është e gatshme për të diskutuar. Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, ka shkruar Lajcak.

Kujtojmë se Skënder Hyseni do ta drejtojë një delegacion të Kosovës për takim me autoritetet e Serbisë të hënën në Bruksel, pa marrë bekimin nga të gjithë anëtarët e koalicionit qeverisës pasi që dihet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër këtij takimi.

Po ashtu, edhe presidenti Hashim Thaçi ka dalur kundër një marrëveshje në Bruksel që lejon themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Baby Boo