“Lagja e trimave” në Kumanovë e mbushur me qen endacak (Foto)


“Lagja e trimave” në Kumanovë, lagja më e madhe shqiptare e këtij qyteti është e mbushur me qen endacak.

Sipas banorëve të kësaj lagje, këto qen po pengojnë qarkullimin e qytetarëve, të fëmijëve, grave, pleqve e burrave.

Pengesë e madhe është edhe ajo se në muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarët e kësaj lagjeje nuk po kanë mundësi që të kryejnë ritet e tyre fetare duke u frikësuar nga ndonjë kafshim i mundshëm.

Përndryshe në qytetin e Shkupit për çdo ditë po raportohet për raste të ndryshme kafshimi nga qentë endacak, si duket kjo dukuri fatkeqe po i mbisundon edhe shqiptarët e “Lagjes së trimave” në Kumanovë.

Banorët kërkojnë ndihmë nga institucionet kompetente që të ndërmerret diçka në mbrojtjen e tyre prej rrezikut të vazhdueshëm të qenve endacak.

Baby Boo