Lagarde: Më e keqja e krizës ekonomike ka kaluar, përgatituni për valë të dytë të Covid-19


Eurozona, sipas të gjitha gjasave, e kaloi pjesën më të vështirë të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia me Covid-19, deklaroi sot kryetarja e Bankës qendrore evropiane (BQE), Christine Lagarde.

“Sipas të gjitha gjasave e kaluam pikën më të ulët dhe këtë e them me frikë të të konsiderueshme, sepse mund të vijë deri te vala e dytë serioze”, theksoi Lagarde.

BQE sot e publikoi raportin sipas të cilit kreditimi i kompanive nga eurozona vazhdoi të rritet në maj, sepse ndërmarrjet më shumë u mbështetën në kreditë për likuiditet, duke i tejkaluar problemet e shkaktuara nga pandemia.

Në raport ceket se është vërejtur rritje prej 3 për qind të kreditimit të amvisërive.

BQE vetëm javën e kaluar huazoi 1,3 bilion euro të bankave me normë interesi prej minus një për qind, nën kushtin që banat ato mjete t’i plasojnë në ekonominë reale.

Baby Boo