Labit i ndryshon humori në karantinë: Më vjen keq, s’e kam këtë karakter po ndonjëherë të plasin nervat


Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur në Kosovë, Labinot Tahiri këto ditë ka qenë në vëmendje të rrjeteve sociale, pas disa videove që publikoi ku shante e kërcënonte nëse nuk do të lejohej mbajtja e dasmave në Kosovë.

Përmes disa videove të publikuara rradhazi, Tahiri thoshte se dasmat duhet të mbahen dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë do të organizohen protesta.

Ai madje është përfshirë edhe në një përleshje verbale me aktivistë e militantë të VV’së.

Për të gjitha këto, Labi siç duket i ka rënë pishman pasi që ka kërkuar falje përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë i Tahirit:

Mirëmengjesi qytetarë të dashur

Më paskan bërë një nderë dikush me këto video inserte disa nga veprat tona e po i postoj!

Ato video qe ishin me fyrjet nga ana ime i kam fshirë të gjitha dhe prap u kërkoj falje që i keni dëgjuar nga ana ime sepse nuk jam me atë karakter por nganjeher të plasin nervat.

Isha në të drejtën tim por jam person që nuk dua përqarje le tê jetojë rinia e ne tê punojmë së bashku!

Tash mendjen nuk mund të ia ndali secilit dhe uroj tê vazhdoj jeta e mirë e tê punojmê vetëm pêr dritên e bardhë!

Shpresoj se më ashtu nuk do me shifni sepse edhe familjen sdu ta shqetsoj me nervat e mia.

Zoti na ndihmoftë e të vazhdojmë me misionin me i gëzua femijet e pleqët e kësaj toke.

Baby Boo