Labinot Tahiri: Unë do ta vizitoj axhën në shtëpi


Ka reaguar deputeti Labinot Tahiri pas publikimit të videos së qytetarit të cilit përmbaruesit ja kishin bllokuar xhiro llogarinë.

Ja postimi i Tahirit: “Dhimbjet e qytetarëve brenda shtetit!

Sot ky rast i publikuar në një emision në T7 në orët e mengjesit, ku moderatorja ‘Kaltrina’ dhe ky njeri na bëri të qajmë me lot të gjithëve në familjen tonë e të gjithë popullatën. Keso raste, na bëjnë të mendojmë se ku po i lëm nesër fëmijët tanë.

Sa herë që shoh padrejtesi në shtetin tonë, unë nuk jam as Deputeti e as ai kinse lloji i të pasurve, por ndjehem i njejtë si ai i varfëri.

Një ditë do të viej dita ime, dhe atëherë kur do të viej do të ma bëj Zoti të mundur që të mos shohim raste që nuk po zvogëlohet numri i tyre, por vetëm çka po rritet numri i varferisë.

Me ndihmen e Zotit, Axhën do ta vizitoj në qytetin e tij sepse nuk mund ta shoh të deshpruar ashtu si sot”, ka shkruar deputeti Tahiri, transmeton Pa Censurë.

http://www.pacensure.com/2018/05/14/kercenon-ne-program-te-mengjesit-nga-e-premtja-i-kam-familjen-pa-buke-vec-vetevrasja-me-ka-mbet/

Baby Boo