Labinot Tahiri njofton se janë grumbulluar 75 mijë euro për Yvesa Salihajn, e cila vuan nga leukemia


Labi e nisi ditën me një lajm të mirë
Labinot Tahiri së fundi ka nisur një aksion për t’i dalë në ndihmë një 21-vjeçareje, e cila vuan nga leukemia.
Bëhet fjalë për Yvesa Salihaj, për shërimin e të cilës nevojiten mbi 100 mijë euro.

Me anë të një postimi mëngjesin e sotëm, Labi tregoi se bashkë me qytetarët ka arritur t’i grumbullojë 75 mijë euro.
“Gati 75.000 Euro për Yvesa Salihaj! BRAVOOO! 15.000 plus dje në Istog! Mirëmëngjesi të dashur vullnetarë e qytetarë! Sinqerisht nuk bejm gjum derisa ta perfundojme nje mision për shpëtimin e ndonjerit nga semundjet e ndryshme, e kjo me e renda nga LEukemia! Jam i lumtur që nuk e keni lënë vetëm këtë vajzë! Nga aksioni i djeshem derisa e shohim këtë krizë ekonomike, janë tubuar afro 15.000 euro. Edhe pardje 21.000 euro. Po ashtu transaksionet derisa të behen në bankat tona nga jashtë dhe GOFOUNDME, i bie që janë mbledhur afro 75.000 euro. Vazhdoni e dhuroni për Yvesa Salihaj nga Istogu. Vajza 21 vjeqe! Ne nuk ndalemi deri ne fund. Se shpejti ne shume pika te Kosovës për ti mbledhur paratë”, shkruan ai.

Në një tjetër postim, Labi thotë se jeta e qytetarit nuk pret derisa shteti të ia mundësojë një pacienti me leukemi të shërohet në vend.
“Shteti e qeveria ka boll punë, por jeta e qytetarit nuk pret derisa shteti te ia mundesojë që nje pacient me leukemi të gjejë shërim këtu. Idea ime për ta ndërtuar ate, do te realizohet nje ditë që ma mos te dalim jashte shtetit”, shkruan ndër të tjera këngëtari.

Baby Boo