Labinot Azemi zyrtarisht starton projektin kundër bu*llizmit nepër shkolla nga 4 tetori


Bu*llizmi është një shprehi e keqe në shoqërinë tonë. Shumica prej nesh tanimë e dimë se ka shumë femijë e të rritur në mesin tonë që janë të bu*llizuar nga të tjerët dhe vërtet është një ndjesi e keqe. Këto gjëra i ka përjetuar edhe Labinoti, një person ky, tashmë i njohur për publikun, shkruan Pa Censurë.
Përveç asaj që Labinoti e kaloi këtë sfidë nga vetja me shumë vështirësi, ai tanimë është një person që shumë njerëz të tjerë në shoqerinë tonë i motivon dhe iu ndihmon ta largojë bu*llizmin nga vetja dhe të mos ndihen të tillë.

Së fundmi Labinoti ishte i ftuar në emisionin e Arian Çanit “Zonë e Lirë” në Shqiperi ku shpalosi shumë detaje e të reja nga vetja, e po ashtu foli edhe për jetën e tij private.
Ai tregoi se do të fillojë studimet në drejtimin Shkenca politike dhe se nga 4 tetori do të fillojëbme projektin e tij që ka të bëj me lobimin e të drejtave të njeriut, më sakt për të lu*ftuar bu*llizmin. Ai e  ka pritur shumë këtë projekt por shumë herë u shtye për shkak të pandemisë.  Me këtë projekt ai do të vazhdojë të shkojë në shkolla fillore dhe të mesme ku do të mundohet të jetë ndikues tek nxënësit dhe t’i ndihmojë ata  ta largojnë bu*llizmin. Në këtë projekt që ai do të organizojë,  do të ketë edhe psikolog dhe mbledhje me familjarët e nxënësve, shkruan Pa Censurë.

Labinotin në këtë projekt e ftoi kryetari i komunës së Ferizajit Agim Aliu së bashku me Albion Sherifin.
Përveç shkollave në komunën e Ferizajit, Labinoti ka synim që këtë projekt ta realizojë edhe në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë./PACENSURË
Artikull nga Qëndresa Loku – PA CENSURË, 25.09.2021

Baby Boo