Labinot Azemi djali i hekurt që theu çdo barierë duke lu*ftuar bull*izmin


Intervistoi: Vedat Abdi
Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër.

Edhe në shoqërinë tonë ky fenomen është i shprehur. Një i mbijetuarb i bu*llzimit ka rrëfyer sot për Pa Censurë gjitçka, për përjetimet e tij si dhe daljen publike.
Labinot Azemi 31 vjeçari nuk na tha jo as neve për të na treguar më shumë rreth rrugëtimit të tij


Rasti i parë që u ndjeve i bullizuar?

Të them të drejtën raste  mbi raste kanë qenë dhe më shumë se aq, por nese referohemi e flasim tamam rasti parë ka qen në shkollën e mesme që skemi qen te vegjël por nga aty e kam ndjerë veten të bullizuar dhe të nënçmuar nga disa individ te cilet sot po më ndjekin duke shpërnda intervistat e mia!

A ka ndikuar kjo veçori në jetën tënde? 
Sigurisht, jam penalizuar nga çdo gjë, penalizime dhe nga dëshirat pvarësisht që dëshirat s’kanë kufizime por kur mendoja ne atelë kohë ashtu sigurisht që dhe dëshirat me janë ndarë në dysh.

Po shoqëria të ka paragjykuar për pamjen tënde, sepse si shpesh shoqëria është e para ajo që bullizon? 
Pa dashur ta egzagjëroj situaten dhe të kthej në formulen e të vitkimizuarit, po shumë, shume sepse shpesh ata dinë te manipulojnë situatat sepse janë te bërë per te qenë të tillë, njeriu lind i pastër dhe gjatë rrugës devijon dhe ka ego te tepruar brenda vetes andaj dhe të paragjykon, kjo është mungese edukate arsimimi dhe formimi i një karakteri që burimi qëndron dhe nga familja.

Si e priti familja jote? U ndjen keq, ishin të thyer? 
Daljen time publike mendon?
Po daljen tënde publike si edhe paragjykimet që ke pasur.
Fillimisht familjes sime i kam spjeguar sadopak që dot dal një ditë sepse kam shumçka për të thënë, por ata nuk e dinin në detaje se çka ka ndodhur me mu gjat gjithe kohës apo rrugetimit tim, sepse kam qen njeri i mbyllur dhe sigurisht që janë ndjerë keq, kur për t’parënn herë mkan pa në ekran besoj ,por ky nuk është faji i askujt, por tashmë janë mësuar dhe janë mjaft krenar për  mua!

Ke thënë se ke kërkuar një vend pune dhe nuk të është dhënë. Na përshkruaj një moment se si janë sjellur me ty nga vendi ku ti ke kërkuar punë, çfarë të thanë?
Jo në një po në disa, kam kërkuar punë në supermarkete që doja të isha një djalë bartës i pakove dhe jo drejtor apo menaxher i një ndërtese, por kam kërkuar dhe kam kontaktuar pikërisht me këta njerëz që sot kanë biznese të mëdha. Me disa jam takuar por që e kam kuptu ku qëndron problemi, kurse me disa të tjerë mkanë premtu që do të më marrin por që smë janë përgjigjë as në telefonata më, por sigurisht që tek ne është bërë traditë me i thënë tjeterit çka ke aty pse ke atë shenjë ose diçka të tillë.

Po edhe diçka që ke thënë se je bullizuar nga një pedagog, janë sqaruar gjërat mes jush apo?
Jo ska pse, thjesht paqe dhe aq!
A mendon se shoqëria jonë është paragjykuese dhe bullizuese në të njejtën kohë?
Po janë janë shumë sepse janë mjaft kondradiktor me atë që thonë dhe atë që veprojnë, andaj sigurisht që si mos tjenë kur shoqeria kthehet në turma të egërta të cilat po i infektojnë njëri pas tjeterit me çdo gjë që ata bëjnë dhe flasin!

Kush fshihet pas këtij djali të hekurt që i theu barierat sepse në intevista tua kemi vënë re që flet për një person që ti se thua identitetin në publik kurr, është e vërtet që fshihet dikush pas Labinotit?
(Qesh) Sa të vëmendshëm që jeni, dot thotë keni kap detajin mët rëndesishem , atëherë po ta jap ty eksluziven por po të përgjigjem me aq, po qëndron dikush që më dha nga vetja gjithçka dhe më formoj si karakter dhe më ktheu në një djalë të fortë të hekurt siç e the ti, por që dua të ruaj nga syri publikut, fundja ça ka rëndesi kjo në publik pastaj!

Gjatë ksaj vëmendje që e more, çka mësove nga kjo nga një djalë student nga një djalë tashmë publik?
Mësova shumëçka në fakt humba shumë njerëz që mendoja sa ishin të dashur për mua dhe fitova shumë zemra të njerezve që sot janë bashk me mu në rrugëtimin tim, dhe mësova se bota televizive është e egër paksa dhe njerëzit duan të marrin më shumë nga ti kur ti veçse je i kërkuar por që duhet tjesh stoik dhe të qëndrosh përball e të pranosh veç atë që ty të konvenon, sepse është botë në vete që është me brryla!

Po fakti i asaj që shkruhet për ty të pengon?
Po shpesh herë po, se nuk thuhet ajo që duhet por shpesh them diçka dhe del diçka tjetër, shiko mënyra e të qenurit i njohur spo them i famshëm por i njohur në publik si inditiv i thjesht që lobon për të drejtat e njeriut është paksa presion mediatik dhe jo gjithmonë të pëlqen një lajm kur lexon për vete por kam filluar të bëhem imun!

A ke diçka që se ke thënë kurr apo ndonjë mesazh për dikë që të ka mbështet apo kërkim falje?
Po nënës sime dhe motrës sepse pas çdo ndërhyrje kirurgjike që kam pas kanë qëndru me mua jo në krevate por të ulura në karrige me ditë e netë, asniherë sdo mund tju dal hakësh ndaj dy krijesave më të dashura që është nëna ime dhe motra, por që dhe njeriut që gjatë rrugës që më është bashkangjit i them më fal dhe faleminderit, më fal sepse ndoshta të kam mërzit pa dashje dhe faleminderit që u bëre pjesë e rëndësishme e jetës sime andaj po ju them se pa ju do sdo isha ky djalë që ju po ndjeheni krenar!

Diçka që do t’u thoje atyre që bullizohen çdo ditë në të gjitha format e bullizmit dhe paragjykimit?
Atyre tju them që të dalin të të flasin me kujdes mbi gjitha të kenë dhe me shumë qasje të butë dhe të mirë sepse sot dhe fëmijët na ndjekin të kemi kujdes nga ajo çka ne prononcohemi për çdo fenomen në publik, por që duhet të dalin të flasin dhe të thonë të vërtetën dhe të luftojnë por mbi gjitha duhet të punohet shumë shumë për të arrit ëndrrat tona, asgjë në jetë nuk është e pamundur!
Dilni folni sepse nuk është turp të flasesh për diçka që ty të brengos, jepi!

A je i lumtur tash e në vazhdimësi?
I lumtur? Po jam i lumtur sepse jam në këtë botë me dëshirën e Zotit, kam shumëçka që i posedoj nga ajo çka Zoti më dha eci, flas, bëj atë qe du, shprehem, ndëgjoj e tj tj.
Por lumturia është si pika të ujit ka momente dhe momente që mund të jesh ose mos tjesh nëse pyete për daljen time jam shumë sepse jam çliruar nga prangat shumë shumë!

Çfarë planesh ke për të ardhmen?
Planesh kam sa të duash por nuk mundem të flas para kohe për to, por mund të them se ky vit do të jetë vit i shumë angazhimeve të mija në çdo fushë, ajo që mund ta zbuloj për ty është se do të jem besoj në ndonjë tv së shpejti, të tjerat mbeten të finalizohen sepse jam duke punuar për to e që smund të them para kohe!

Mesazhi yt për të gjithë ata që të mbështesin dhe i japin jehonë kauzës sate?
Mesazhi im , thjesht ju dua!
A ka fjalë më të madhe? Se besoj ju dua dhe vetem ju dua sepse di mjaft mirë ti filtroj njerëzit andaj faleminderit për mbështetje për këtë kauz që do e kthej në një trekëndësh për të thyer çdo dry apo kafaz që dhe ju të dilni!

Baby Boo