Labi: Nuk e thash unë që nuk ekziston virusi por mjekët, po dalin të gjitha me kohë


Këngëtari i njohur shqiptar, njëherësh edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, sërish është përfshirë një debat për koronavirusin.
Kjo vjen pasi disa anëtarë të Aleancës Botërore të Doktorëve në ShBA po thonë se coronavirusi është thjeshtë një grip sezonal, për të cilin shërimi është i zakonshëm.

Ata madje i kanë akuzojnë politikanët se i kanë shkelur të drejtat e njerëzve dhe bizneseve përmes izolimit.
Ndërkohë, me të parë këtë në lajmet e mbrëmjes, këngëtari i cili në muajin qershor deklaroi se “nuk ka virus”, e shpërndau këtë lajm në InstaStory, duke shkruar se kjo është tashmë diçka që mjekët po e thonë dhe jo ai.
“Po pra! Ua pata shpjeguar fëmijëve të mi! Mos keni frikë, kishim viruse më të tmerrshme ne si Kosovë! E kishim Serbinë që na masakr9onte, na ndalonte bukën e gojës e ky është vetëm virus politik dhe biznes covid! Tani fëmijët e mi janë të lumtur kur shohin një babë i cili vrapon për secilin edhe nuk e ndal as zërin dhe as hapin duke iu dalë në krah atyre që nuk kanë takat me e ngrit zërin”, shkroi Tahiri.

Tutje, ai ka shkruar edhe me kunja në lidhje me laboratorët dhe shitësit e maskave, duke thënë se vet nuk posedon të tilla pasi i dhuron ato që ka falas dhe nuk e kthen këtë situatë në biznes.
“Shihni mjekët se çfarë thonë, unë nuk e thash! Një aleancë mjekësh kontestojnë ekzistencën e Covid Biznesit! Unë nuk pata laboratorë dhe as maska për të shitur, unë i dhurova ato nga paratë tona! Po dalin të gjitha me kohë, respekt”, ka shkruar Labi.

Baby Boo