Labi dorëzoi pasaportat e tij, por ai ka pasaportë të Shqipërisë që ia mundëson të udhëtojë në gjithë botën


Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, më herët ka dorëzuar pasaportat e tij pasi nuk u liberalizuan vizat për Kosovën. Por, ai nuk duket ta ketë dorëzuar edhe një pasaportë tjetër të cilën e ka, atë të Shqipërisë, e që ia lejon të udhëtojë në gjithë botën.

Tahiri që njëherit ushtron edhe profesionin e këngëtarit të muzikës tallava është i pajisur me pasaportë të Shqipërisë në maj të vitit të kaluar dhe ka të drejtë udhëtimi në gjithë botën, shkruan Gazeta Insajderi.
Pasaporta e tij e Shqipërisë i skadon në maj të vitit 2028 dhe atë nuk e ka dorëzuar ende ashtu siç ka premtuar.

Por deputeti Tahiri kishte mbajtur premtimin e dhënë se do t’i dorëzoj pasaportat e tij në shenjë solidarizimi me qytetarët e vendit shkaku i mos liberalizimit të vizave në vitin 2018.

“Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! I falënderoj nga zemra ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do udhëtoj jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuan Liberalizimin e Vizave edhe në këtë vit që shkoi! Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës. Zoti e bekoftë popullin tonë! Me përgjegjësi, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, kishte shkruar Tahiri.

Kujtojmë se gjatë një seanca të mbajtur për demarkacionin deputeti Tahiri kishte marr me vete pasaportat e tij dhe të familjarëve kishte thënë se në qoftë se nuk kalon marrëveshja e demarkacionit, do t’i dorëzojë të gjitha ato dokumente udhëtimi.

Baby Boo