‘La shtatzënë dy psikologe’, Artan Hoxha tregon historinë e të burgosurit VIP: Para kishte ai, i korruptonte


Gazetari i kronikës Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e kaluar historinë e një të burgosuri të famshëm, që sipas tij kishte lënë shtatzënë dy psikologe.

I ftuar në Opionin, Hoxha ka zgjedhur mos ta zgjasë më tej historinë, apo të jap emrin e të dënuarit, pasi do të bëhej skandal.

“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg, kishte kërkuar psikologe, dhe unë mbaj mend se atyre iu ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.

Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, se para kishte”, tregoi Hoxha.

Sipas gazetarit kjo tregon se si bëhet kapja e institucioneve, përfshirë dhe atyre të një rëndësie të veçantë.

Baby Boo