La pas trashëgimtaren e L’Oreal, kush u bë gruaja më e pasur e botës


MacKenzie Scott – filantropiste, autore dhe ish-gruaja e CEO’s së Amazon, Jeff Bezos – tani është zyrtarisht gruaja më e pasur në botë.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pasuria neto e Scott ka shkuar në 68 miliardë dollarë, duke lënë pas trashëgimtaren e L’Oréal, Francoise Bettencourt Meyers.

MacKenzie mori një të katërtën e aksioneve të Bezos në Amazon, pas divorcit të çiftit në vitin 2019 dhe tani ajo është personi i 12’të më i pasur në botë.

Në korrik, Scott njoftoi se kishte dhuruar gati 1.7 miliardë dollarë për 116 organizata që përfshinin katër kolegje dhe universitete ku studionin njerëz me ngjyrë.
Vitin e kaluar, Scott gjithashtu firmosi në iniciativën Giving Pledge, themeluar nga Ëarren Buffett dhe Bill e Melinda Gates.

Nisma inkurajon njerëzit më të pasur të botës që t’ia kushtojnë shumicën e pasurisë së tyre kauzave të bamirësisë.
Bezos, i cili vazhdon të jetë njeriu më i pasur në botë, nuk është bërë pjesë e kësaj iniciative.
Aksionet e Amazon u rritën me përafërsisht 28% gjatë tre muajve të fundit dhe janë rritur me më shumë se 90% për këtë vit, sipas të dhënave nga Refinitiv. Ngritja e aksioneve rriti pasurinë e Bezos në mbi 200 miliardë dollarë.

Baby Boo