La pas 5 fëmijë, humb jetën operatori shqiptar


Një prej operatorëve të mediave në vend, Alket Metko, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, betejën me të cilën nuk ka arritur ta fitojë.

Lajmin e kanë dhënë miq dhe kolegë të tij, që përmes dhimbjes shprehin ngushëllimet për familjen e Metkos, dhe për 5 fëmijët e mitur që la në jetë, për humbjen e parakohshme.

Një prej mesazheve të para ka qenë ai i Mentor Kikisë, kryeredaktorit të televizionit Klan Plus, ku Metko së fundi punonte, i cili shprehet se kjo është një ditë zie për të gjithë miqtë e tij.

“Lamtumirë miku dhe kolegu ynë! Sot për ne në Klan Plus është një dite zie. Një koleg i mirë, fjalëpak dhe punëtor i palodhur, iku prej nesh. Iku pikërisht në atë moshë kur duhej të jetonte për veten, fëmijët dhe familjen e tij.

Kameramani Alket Metko e humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundi në pak muaj. Në të tilla raste s’ka as fjalë për ngushëllime, por ne, kolegët e tij, bashkojmë dhimbjen tonë me atë të familjes së tij. Lamtumirë Alket! P.s: Në foto, Alketi gjatë filmimit në një protetse, ku edhe është goditur”, shkruan në postimin e tij Kikia.

Baby Boo