Ky ilaç mund shkaktojë probleme psiqike tek pacientët me COVID-19!


Klorokina dhe hidroksiklorokina, ilaçet që përdoren te pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19, mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëv*rasjen.
Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, mbi efektet anësore të medikamentit.

Analiza e të dhënave nisi në maj të 2020-s, pasi agjencia europiane e barnave u informua nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psikike te pacientë me koronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.
Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA.

Baby Boo