Ky është zyrtari i lartë i Kosovës që vdiq sot në mëngjes


Ka vdekur mëngjesin e sotëm, Sylë Zhitia, zyrtarë i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Gazeta Metro.


Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot më 17 maj 2020, në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka ndërruar jetë zyrtari i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, Sylë Zhitia.

Sipas njoftimit Zhitia ka vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Llugë të Podujevës Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni,

Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK’së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, kanë shprehur ngushëllime më të thella, familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Sylë Zhitia ishte vëllau i dëshmorit Afrim Zhitia.

Baby Boo