Ky është vëllau që ekzekutoi të dashurin e motrës për të ruajtur nderin!


Ky që shihni në foto është Esat Cani autori i ekzekutimit të 34-vjeçarit Arben Gjeci mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm të Tiranës.

Gjeci, babai i tre fëmijëve, shofer i furgonit të linjës së Tiranës, u godit me sende të forta në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ndërkaq, Esat Cani akuzohet se e kreu aktn pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, me viktimën. Në vrasje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares.
Ishte fillimisht bashkëshorti i 20 vjeçares i cili iu ankua kunatit se motra e tij e tradhëtonte. Për ta vërtetuar ata ndoqën 20 vjeçaren dhe e kapën tek një kasolle pranë shtëpisë me Arben Gjecin dhe aty e kanë goditur në kokë 34 vjeçarin. Më pas trupin e hodhën në një zonë tjetër.

Kanë qenë banorët ata të cilët njoftuan policinë pasi vunë re trupin e Gjecit. Fillimisht ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia, ndërsa më pas u vërtetua se ishte ekzekutim.

Lidhur me rastin policia ka kapur autorin Esat Cani, motrën e tij 20 vjeçare dhe bashkëshortin e kësaj të fundit.

Baby Boo